Tiranë/ 23-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës duke u hedhur nga pallati
Lajmifundit
/
2 Maj 2025, 14:37
Aktualitet

Një 23-vjeçare ka tentuar që t’i japë fund jetës në Tiranë.
Policia bën me dije se e reja është aktualisht në kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 04:40, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”, shtetasja S. I., rreth 23 vjeçe, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.


