Përmbyset kamioni në autostradë, kishte brenda 800 mijë dollarë me monedha të vogla

Një operacion i pazakontë pastrimi është zhvilluar në Teksas, pasi një kamion me 18 rrota u përmbys në autostradën 287 pranë daljes Farm Road 1655 në Alvord, duke humbur një ngarkesë prej 8 milionë monedhash dhjetë centëshe, me një vlerë totale prej rreth 800 mijë dollarësh.
Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit bëri të ditur se kamioni kishte dalë nga rruga, duke shkaktuar shpërndarjen e qindra mijëra monedhave në të gjithë sipërfaqen e autostradës. Shoferi dhe një pasagjer që ndodheshin në mjet u dërguan në spital me lëndime të lehta.
Për shkak të aksidentit, autostrada u mbyll për disa orë ndërsa ekipet e Departamentit të Transportit punuan për të mbledhur monedhat e shpërndara, në një ndërhyrje të rrallë dhe të vështirë për pastrimin e rrugës.


