“T’i japim një qese të madhe”, zbardhen përgjimet mes trafikantëve, porositë para shpërndarjes së ‘mallit’

Aktualitet

“T’i japim një qese të madhe”, zbardhen

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK në lidhje me grupin e trafikut të drogës, që çoi në arrestimin e 20 personave.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen, ku jepen përgjimet. Ndërkohë, BalkanWeb sjell një bisedë të kryer më datë 7 maj të vitit 2021 të kryer mes Shpëtim Pjeshkës dhe Artan Agalliut, të cilët bisedojnë nga kamioni me një tjetër shtetas, të paidentifikuar, ndërsa bëjnë shkëmbimin e drogës.

PËRGJIMI
(A) Dil këtej përpara, mos e hap derën!
(B) Ta hap ne çike xhamin?
(A) Hape derën
(B) Ke porosi? Ta hap 1 çikë xhamin….
(A) Hape mo derën!
(C) Mgjes, ti e ke atë porosinë?
(B): Ke porosi?
(C) Një porosi orë! Erdhe dje në darke ?
(B) Po
(C) Jemi ne rregull? Po si të zuri gjumi e lamë në 5 e 40!
(B): Sa është ora?
(C): Pese e 46! Kam shtate minuta, tetë minuta që po pres!! Për sa jeni gati?
(B): Për sa jemi gati?
(A) Shko pi një kafe atje…
(C) Qe mos të rri këtu prandaj po them!!
(B) Jo, Jo mos rri këtu!

(C): Për sa Jeni gati? Mos u vono shumë!
(A): Dhjetë minuta
(B): Dhjetë minuta…
(C): Dhjetë minuta ok. Te të sjell lekët që tani?
(B): Po silli
(C): Ok!
(B): Zëre i çikë këtej, aty pooo! T’i japim një qese të madhe.
(A): Vije xhupin, mbylle derën, shiko aty, prandaj o do rrish ti përjashta o do rrish brenda!!
(B): (Nuk kuptohet nga zhurma)

(A): Epo të bjeri lekët pastaj ta nxjerrim atë plaçkën!
(B): Te dal përjashta unë të rri aty? Punon dot vetëm pastaj ti?
(A): Po punoj or punoj…ai shoku!
(C): Ke 40
(B): Saaa?
(C): 40
(B):Ej, hajde për nja dhjetë minuta….
(C): Ka gjetonin përpara thjesht ta sjell këtu
(B): E mire.
(A): Hape pakon, sa janë ato?
(B): S’ka aty, janë të tëra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion