Tentuan të korruptojnë efektivët e “Rrugores”, pranga dy shoferëve që tentuan t’i shpëtojnë gjobës

Aktualitet

Tentuan të korruptojnë efektivët e “Rrugores”, pranga

Dy drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë tentuar të korruptojnë efektivët e Rrugores me qëllim që t’i shpëtojnë masës administrative. Shoferët e arrestuar janë shtetasi E.Gj, 40 vjeç dhe S,F, 37-vjeç.

Policia Rrugore Tiranë Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Shkon në 76 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.


Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar, automjetin me drejtues shtetasin E.GJ, 40 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur, si dhe automjetin me drejtues shtetasin S.F, 37 vjec pasi është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë. Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesit e automjetit kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

ME TE LEXUARAT