Bastisën kasafortën e një zyre avokatie, shpallen në kërkim 3 persona, mes tyre një femër

Aktualitet

Bastisën kasafortën e një zyre avokatie, shpallen në

Blutë e Tiranës kanë arritur të zbardhin një grabitje të ndodhur në një zyrë avokatie. Sipas policisë, janë identifikuar 3 autorët e dyshuar të grabitjes, si dhe jane sekuestruar 30 mijë euro të përfituara nga vjedhjet që kryenin autorët. Në kërkim janë shpallur shtetasit E.L, 40 vjeç, A.Rr, 51 vjeç dhe E. Rr, 42- vjeçe.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Office", nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vodhën një shumë parash, në një zyrë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar. Sekuestrohen 30 mijë euro, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se në një zyrë, disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Office".


Në kuadër të tij u shpallën në kërkim shtetasit: - E. (F). L., 40 vjeç, A. Rr., 51 vjeç, dhe E. Rr. ., 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT