Foto, pritë me armë 29-vjeçarit në Kavajë, kush është polici i arrestuar Kastriot Gjingecaj

Aktualitet

Foto, pritë me armë 29-vjeçarit në Kavajë, kush

Personi që shihni në foto është Kastriot Gjingecaj, nënkomisari i arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Ai u vu në pranga, pasi së bashku me të birin, Denis Gjingecaj, ka qëlluar me armë ndaj një automjeti në lëvizje.

Në automjet ndodhej një 29-vjeçar, i identifikuar si Kiti Kazazi, por nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Shkak mësohet të jetë bërë një konflikt për parakalim, para dy ditësh, teksa ditën e djeshme janë takuar për t’u sqaruar, por situata ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim djalin e tij.

Nënkomisari i arrestuar akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Detajet/ Polici Kastriot Gjolgecaj dhe i biri tentuan të vrisnin 29-vjeçarin pas sherrit për parakalimin

Foto, pritë me armë 29-vjeçarit në Kavajë, kush

Zbulohen detaje të reja në lidhje me incidentin në Kavajë, ku nënkomisari Kastriot Gjolgecaj u arrestua, ndërsa është shpallur në kërkim i biri i tij 24-vjeç, Denis Gjingecaj.

Burime nga policia thonë se shkak për konfliktin ne Kavajë është bërë një parakalim makinash. Djali i efektivit të policisë më datë 7 kishte qenë në Kavajë dhe në një rrugë konfliktuar me 29-vjeçarin, për shkak të një parakalimi. Ata kanë debatuar me njeri tjetrin dhe kanë shkëmbyer ofendime e kërcënime.

Më datë 8, 24-vjeçari bashkë me të atin shkojnë ne Kavajë për t’u përballur me 29-vjeçarin. Sapo ky i fundit është afruar afër tyre me makinë, 24-vjeçari nuk ka pritur, por ka qëlluar në drejtim të mjetit me të cilin lëvizte 29-vjeçari.  Ky i fundit është larguar me shpejtësi, fatmirësisht pa u lënduar. 

Emrat/ Tentuan të vrisnin një 29-vjeçar pas sherrit, kush është efektivi dhe djali i tij

Foto, pritë me armë 29-vjeçarit në Kavajë, kush

Kastriot Gjingecaj është efektivi i policisë i cili u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) pasi në bashkëpunim me të birin, 24-vjeçarin Denis Gjingecaj qëlluan me armë në drejtim të automjetit të një 29-vjeçari.

Nënkomisari, me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, dhe djali i tij raportohet se janë konfliktuar mesditën e djeshme me 29-vjeçarin Kiti Kazazi në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës.

Pas sherrit për motive të dobta, baba e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohet se kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte i riu.

Efektivi Kastriot Gjingecaj u arrestua nga AMP, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Tentoi të vriste një 29-vjeçar së bashku me të birin, arrestohet polici në Kavajë

Foto, pritë me armë 29-vjeçarit në Kavajë, kush

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie, pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Punonjësi i policisë në bashkëpunim me djalin e tij ka qëlluar me armë ndaj një automjeti në lëvizje, pas një konflikti për motive të dobëta.

Në automjet ndodhej një 29-vjeçar, por nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Nënkomisari i arrestuar akuzohet për  kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT