Tensionet te ‘Politekniku’ gjatë protestës, procedohen penalisht 7 persona për shkatërrim prone

Aktualitet

Tensionet te ‘Politekniku’ gjatë protestës, procedohen

Policia ka proceduar penalisht 7 persona pas tensioneve gjatë protestës së djeshme, ku protestuesit u futën brenda në Universitetin Politeknik dhe shkaktuan dëmtime në xhama dhe dyer.

Protestuesit janë proceduar për akuzën e shkatërrimit të pronës.

Një banderolë e studentëve nga dritaret e Universitetit të Politeknikut zhvendosi vëmendjen e protestës së djeshme nga Kryeministria, por edhe një pjesë të qytetarëve.

Një numër i madh qytetarësh ju bashkuan studentëve te Politekniku, pasi sipas tyre rojet private të godinës ndërhynë dhe iu hoqën banderolën.

Shkallët e universitetit u mbushën me protestues, ku pas përplasjes me rojet e sigurisë, arritën të rimerrnin banderolën dhe ta shpalosnin sërish, por duke dëmtuar xhamat dhe dyert e godinës.

ME TE LEXUARAT