U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt!

Aktualitet

U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit,

Policia ka arrestuar ditën e sotme Emiljano Ninën, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Nina është arrestuar te dera e shtëpisë e Ilir Selmanit, pasi u gjet aty i armatosur. Selmani është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ndërsa u la në ‘arrest shtëpie’ më 19 qershor me vendim të Apelit të Posaçëm. Rrethanat e pranisë së Emiljano Ninës në banesën e Selmanit mbeten të paqarta.

Emiljano Nina është një personazh i njohur për policinë e Shtetit pasi është përfshirë në disa ngjarje. Më e bujshmja është aksidenti “spektakolar” te zona e digës së liqenit, i cili ndodhi në gusht të vitit 2023. Mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe përfundoi duke u përplasur në digën e liqenit.

 

 

ME TE LEXUARAT