Lëvizte me pistoletë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Lëvizte me pistoletë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road”.

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, si pasagjer në një motomjet, në rrugën “Fitnete Rexha”, vihet në pranga 21-vjeçari.

Në pranga edhe drejtuesi i motomjetit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Road”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Fitnete Rexha”, u ndalua për kontroll një motomjet me të cilin lëviznin shtetasit E. N., 31 vjeç, drejtues dhe
E. H., 21 vjeç, pasagjer.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit E. H., në çantën që mbante në sup, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë sëbashku me municion, të cilën dyshohet se e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 21 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, si dhe i shtetasit E. N., 31 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT