“Më i fortë se kurrë”- U shoqërua me forcë nga Policia pasi po denonconte dhunën, lirohet pas 4 orësh aktivisti(VIDEO)

Lirohet pas 4 orësh shoqërimi në Policinë e Tiranës aktivisti Edison Lika, i cili u mor me forcë nga efektivët pasditen e sotme teksa denonconte dhunën e tyre gjatë protestës ndaj qytetarëve para parlamentit.
Lika u pa teksa merrej me forcë nga policët pak pasi foli për represionin e qeverisë në një lidhje me televizionin Neës24.
Menjëherë pas daljes, ai u pa i qeshur dhe duke përshëndetur me duar të pranishmit, u shpreh më i fortë se kurrë dhe i motivuar.
Në një postim në Facebook aktivisti ka hedhur pamjet dhe mesazhin e parë.
“Më i fortë, më i motivuar dhe sigurisht më i buzëqeshur se kur hyra. Bashkohemi në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” dhe këndojmë “Raaaamaaa Jeeepee Dorëheqjeeen!”, shkruan ai.
Policia shoqëroi me forcë sot të paktën 23 qytetarë nëpër komisariate.


