Temperaturat bien ndjeshëm, java nis me kthjellime, vranësira dhe reshje lokale

Pas një fundjave me temperatura përvëluese, java ka nisur ndjeshëm më freskët në të gjithë territorin shqiptar. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e hënë sjell një ndryshim të ndjeshëm në kushte atmosferike.
Moti sot do të karakterizohet nga kthjellime në mëngjes dhe shtim të vranësirave gjatë mesditës dhe pasdites. Reshje lokale shiu pritet të prekin disa zona të vendit, kryesisht ato veriore dhe qendrore. Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë krahasuar me ditët e fundit, duke zbritur në maksimumin e 29 gradëve Celsius.
Era do të fryjë me intensitet mesatar, me një shpejtësi rreth 5 metra në sekondë, ndërsa në zonat bregdetare pritet të krijojë dallgëzim të lehtë, deri në 2 ballë.
Sipas sinoptikanëve, ky ndryshim pritet të jetë i përkohshëm, ndërsa nga mesi i javës pritet një rikthim gradual i temperaturave të larta.


