Zjarr në një banesë në Pogradec, humb jetën 52-vjeçarja nga asfiksia

Aktualitet

Zjarr në një banesë në Pogradec, humb jetën

Një grua 52-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një zjarri që përfshiu banesën e saj në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.

Sipas burimeve zyrtare, zjarri ka rënë rreth orës 06:00 në shtëpinë e shtetases me inicialet K. T. Viktima ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion