GJKKO zhvillon seancën ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, rrëzohet kërkesa për mbajtjen live të gjyqit

Aktualitet

GJKKO zhvillon seancën ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion

Këtë të mërkurë po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ,GJKKO,  seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në seancë është paraqitur avokati i tij, Plarent Ndreca, ndërsa Veliaj ka firmosur një deklaratë ku shpreh dëshirën që të përfaqësohet nga mbrojtësi i tij ligjor.

Nga ana e akuzës është i pranishëm prokurori Ols Dado, ndërsa mungon prokurori Altin Dumani.

Sipas informacioneve nga salla e gjyqit, fillimisht u bë e ditur se për disa minuta do të lejohej prania e kamerave, përpara se të fillonte seanca. Megjithatë, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesat për transmetim live të vijimit të procesit.

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të çështjes.

ME TE LEXUARAT