Sarandë/ Pistoleta “Glock” zbulohet në lulishten e shëtitores së qytetit

Aktualitet

Sarandë/ Pistoleta “Glock” zbulohet në lulishten e

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Sarandës, ku është gjetur një armë zjarri e hedhur në një zonë publike.

Arma e llojit pistoletë, tip “Glock”, u gjet e braktisur në një nga lulishtet përgjatë shëtitores “Naim Frashëri”, në zonën sipër plazhit të njohur si “Centrali”. Kanë qenë efektivët e Policisë Bashkiake të Sarandës ata që kanë pikasur të parët armën e zjarrit gjatë patrullimit të tyre.

Menjëherë pas konstatimit, punonjësit e policisë bashkiake kanë rrethuar dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes për të mos lejuar prishjen e provave, deri në mbërritjen e forcave të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur punën në terren dhe kanë filluar hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit që ka hedhur pistoletën në lulishte.

ME TE LEXUARAT