Vrasje me armë në Selenicë

Aktualitet

Vrasje me armë në Selenicë

Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier eshte vrare ne Selenice te Vlores. Fillimisht ngjarja u raportua si të shtëna me armë qe janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës.

Paraprakisht raportohet për një person të plagosur rëndë, i cili  është transportuar drejt spitalit të Vlorës.

I plagosuri ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Po sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion