Të shtëna me armë dhe plagosje me thikë në Peqin, procedohet 20-vjeçari, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Aktualitet

Të shtëna me armë dhe plagosje me thikë në Peqin,

Një konflikt për motive të dobëta përfundoi me përdorimin e thikës dhe armës në Peqin.

Një 20-vjeçar është proceduar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. T., 49 vjeç, i cili u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi me iniciale G. T., 26 vjeç, dhe O. T., 21 vjeç (djemtë e 49-vjeçarit) sepse pas këtij konflikti, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, afër banesës së shtetasit E. Sh.

Policia po punon për kapjen e shtetasve G. T. dhe O. T. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion