Të akuzuar për korrupsion, DASH shpall non grada dy zyrtarët e Maqedonisë së Veriut

Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion, DASH shpall non grada dy zyrtarët e

Dy zyrtarë të Maqedonisë së Veriut janë shpallur non grada nga Departamenti i Shtetit gjatë ditës së sotme.

Ish zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtari në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut, Enver Bexheti janë cilësuar si të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm me qëllim ndikim në proçeset gjyqsore të dënuarit për vepra penale, Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033.

Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion