Makina luksoze, armë e pasuri marramendëse, çfarë u gjet në pallatin mbretëror të Bashar al-Assad

Bota

Makina luksoze, armë e pasuri marramendëse, çfarë u gjet

Kryeqyteti sirian Damasku shpërtheu në skena kaosi dhe triumfi këtë të dielë ndërsa forcat rebele hynë në qytet në pallatin presidencial të Bashar al-Assad pasi ai u largua nga vendi. Pallati prej kohësh një simbol i sundimit me grusht të hekurt të Asadit, kishte dhjetëra automjete luksoze, pasuri dhe armë ushtarake.

Videot që qarkullojnë në media sociale, tregojnë rebelët duke eksploruar një garazh të mbushur me makina të nivelit të lartë, duke përfshirë Mercedes-Benz, Ferrari, Porsche, Audi dhe disa SUV të blinduara.

Pallati Presidencial Al-Rawda, një kështjellë e ndërtuar prej guri dhe mermeri, e vendosur në një kodër me pamje nga Damasku, u pushtua nga një grup sirianësh që gjuanin në ajër, bënin selfie dhe kërkonin sende me vlerë.

Videot e mediave sociale treguan grabitësit duke u larguar me vepra arti, mobilje dhe enë gatimi prej floriri, ndërsa një dhomë në pallat u gjet e mbushur me automatikë sende luftarake.

 

 

ME TE LEXUARAT