Taksa e profesioneve të lira, reagojnë Tatimet: S`i njohim shpenzimet e bizneseve deri në 2024

Aktualitet

Taksa e profesioneve të lira, reagojnë Tatimet: S`i njohim shpenzimet

Drejtoria e Tatimeve ka dale me nje sqarim publik ne lidhje me kaosin e krijuar me aplikimin e takses per profesionet e lira duke konfirmuar faktin se nuk ka ndermend te njohe shpenzimet e ketyre aktiviteteve ne masen 30 per qind sic e parashikon ligji, deri ne vitin 2024. 

Kjo drejtori, justifikohet me faktin se shpenzimet jane njohur ne bilanc, por harron mesa duket qellimisht se detyrimin e takses per profesionet e lira eshte duke e realizuar jo mbi fitimin, por mbi bilancin e aktivitetit.

Ajo cka bie ne sy eshte se biznesi nuk ka qene i njoftuar per kete mosnjohje te shpenzimeve dhe perllogaritje ne 2024 dhe se dyti, shkalla e informalitetit ne vend eshte e tille qe subjektet megjithese plotesisht te formalizuara nuk mund te marrin fature per cdo shpenzim qe kryejne. 

REAGIMI I DREJTORISE SE TATIMEVE

Sqarim mbi disa lajme, që kanë krijuar keqkuptime për Biznesin
"Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve"
Me qëllim parësor mirëinformimin e tatimpaguesve dhe të publikut të gjerë dhe për të ndaluar dezinformimin në media, Administrata Tatimore sqaron se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit të vetëdeklaruar gjatë vitit 2023.

Duke qenë se viti 2024 është viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, këstet bazohen mbi deklarimin e fitimit të vitit 2023, deklarimi për të cilat kryhet sipas përcaktimeve të ligjit të vjetër për “Tatimin mbi të Ardhurat”.

Theksojmë se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025.

Kjo nuk do të thotë që në përllogaritjen e kësteve paraprake për vitin 2024, nuk janë njohur shpenzimet e kryera nga tatimpaguesit, përderisa përllogaritja bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar të vitit 2023 dhe fitimi llogaritet si rezultat i të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të realizuara.

Nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këstet paraprake të vitit 2024 të llogariten mbi fitimin e vitit 2024. Kështu që, sikurse e përcakton edhe Ligji këstet paraprake do të llogariten mbi fitimin e vitit paraardhës.

Këshillojmë çdo tatimpagues, që pretendon se kësti paraprak i vitit 2024 është shumë i lartë apo në rast keqdeklarimi nga ana e tyre, t’i drejtohet me kërkesë për rishikim të kësteve Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, e cila do të shqyrtojë me prioritet çdo kërkesë për këtë qëllim, për tatim të drejtë sipas ligjit.

ME TE LEXUARAT