Tatimet “masakrojnë” profesionet e lira, zbulohen dy pikat ku po abuzohet me taksën e re

Aktualitet

Tatimet “masakrojnë” profesionet e lira, zbulohen dy pikat ku

Një “sqarim” i marrë ditën e sotme nga Drejtoria e Tatimeve shpjegon “masakrën” që po ndodh me individët dhe subjektet e profesioneve të lira në vend si pasojë e taksës së re të vendosur ndaj tyre duke nisur nga ky muaj, prill 2024.

Pasi i informuam mbi ankesën e një prej rasteve që pretendon se është mbitaksuar, me detyrimin 21 mijë lekë në muaj, në një kohë kur bashkë me sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe TVSH-në, paga që i mbetet me të ardhurat e prillit 2024 është vetëm 22 mijë lekë, Tatimet e Tiranës jo vetëm që nuk u tërhoqën por pranuan dy pika të rëndësishme të masakrës.

Tatimet “masakrojnë” profesionet e lira, zbulohen dy pikat ku

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E para, që individët apo subjektet e profesioneve të lira, kryesisht të vetëpunësuarit, do të paguajnë nga prilli 2024 deri në dhjetor 2024 detyrimin për fitimin e deklaruar përgjatë gjithë vitit 2023, pra këstet për gjithë fitimin e  deklaruar vitin e kaluar në 12 muaj, do të paguhen brenda 9 muajve të mbetur të këtij viti.

Përllogaritja e kësteve paraprake për vitin 2024 për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar përpara datës 31.12.2023, bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesit në deklaratën tatimore vjetore 23-A, për Tatim mbi Fitimin (me afat deri 31 mars 2024) apo Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin (me afat deri 10 shkurt 2024). Vlera e përllogaritur është ndarë për periudhën e mbetur Prill-Dhjetor 2024, në 9 këste”, thanë Tatimet e Tiranës.

Ndarja e deturimit të 12 muajve të vitit që shkoi në 9 muaj të këtij viti, është një nga arësyet pse vlera e faturës që u është dërguar bizneseve po konsiderohet tepër e lartë.

Por jo vetëm kaq, pasi Tatimet zyrtarisht pranuan se nuk do ti njohin shpenzimet e individëve apo subjekteve të vetëpunësuar në masën 30 për qind, edhe pse vetë ligji e parashikon një gjë të tillë.

“Përsa ju i referoheni, Ligjit Nr. 29/2023 “Tatimit mbi të Ardhurat” Neni 14 Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar, vi. 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar; theksojmë se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim professional” e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, afati i dorëzimit të cilës është data 31.03.2025”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës.

Ky institucion duket se ka vendosur që subjektet e vetëpunësuar, individë apo subjekte të mos kenë shpenzime (megjithëse ata kanë dhe deri tani nuk kanë qenë të detyruar e njoftuar që ti dokumentojnë, fjala vlen kur paguajnë karburantin për punën, sherbimet e internetit apo telefonit) deri në vitin 2024 dhe të punojnë pa shpenzuar asgjë, as energji elektrike, as ujë, as internet, as letër, as kompiutera, as telefon, mbase as të ushqehen!!!!

Duke mos njohur shpenzimet në masën 30 për qind, Tatimet llogarisin kështu një fitim më të lartë për individët dhe subjektet dhe për rrjedhojë, edhe detyrimi që del në finale është tepër i lartë. Këto të dyja janë pikat kryesore ku po abuzohet me taksën e re të profesioneve të lira për të cilën po ankohen më shumë se 85 për qind e këtyre subjekteve.   

Përgjigja e Tatimeve, mesa duket në referencë të gabuar të LIGJIT Nr. 29/2023 PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT.  

Neni i ligjit qe parashikon zbritjen e 30 per qind, pa kontroll tatimor dhe dokumentacion, eshte ky vi. 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar;

Tatimet “masakrojnë” profesionet e lira, zbulohen dy pikat ku

Neni 14

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar

1. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, me qarkullim vjetor deri në 10 000 000 lekë, për qëllime të njohjes së shpenzimeve të zbritshme kanë të drejtë të zgjedhin një nga metodat e mëposhtme:

a) pranimin e një regjimi të veçantë, përmes të cilit shpenzimet e supozuara zbriten apriori sipas shumave të specifikuara në këtë shkronjë dhe pa iu nënshtruar kontrollit të regjistrimeve kontabël lidhur me to nga administrata tatimore;

i. 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;

ii. 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;

iii. 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;

iv. 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj., të kësaj natyre;

v. 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare;

vi. 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar; ose

b) përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respective për çdo shpenzim.

2. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në tre vjet.

3. Përcaktimi i llojit të veprimtarive të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto veprimtari të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar.

ME TE LEXUARAT