Takimi me Emmanuel Macron, modelja shqiptare tregon bisedën: Folëm për Shqipërinë!

Aktualitet

Takimi me Emmanuel Macron, modelja shqiptare tregon bisedën: Folëm

Ish-modelja Egla Harxhi ka bërë një rrëfim ndryshe sa i takon jetës së saj në Francë, martesës, prindërimit dhe karrierës.

E pyetur nga gazetarja lidhur me një fotot me presidentin francez Emmanuel Macron Egla Harxhi shprehet se takimin rastësor që pati me kreun e shtetit nuk nguroi që të fliste edhe për Shqipërinë.

Egla dua që të pyes për një foto, sepse je ti e shfaqur aty me Macron, Presidentin francez dhe më trego pak se kur është bërë kjo foto?


Egla Harxhi: Kjo foto është bërë vjet, në korrik 2024. Është një vend ku Presidenti Emmanuel Macron shkon shumë shpesh bashkë me gruan e tij. Rastisëm aty dhe u prezantuam nga miq të përbashkët. U ulëm gati për një 1 orë duke komunikuar mbi artin, duke diskutuar për projekte kulturore, mbi të ardhmen kulturore të Francës.

Gazetarja: A e mori vesh që ju ishit nga Shqipëria se dhe ai vjen këtej, ka filluar që ti pëlqejë Shqipëria.

Egla Harxhi: Po folëm pak edhe për Shqipërinë, por sigurisht që biseda ishte më shumë e drejtuar drejt artit. E kemi takuar shpesh pas këtij momenti në fakt, sepse me ministria e Kulturës po punojmë aktualisht për organizimin e një eventi kulturor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion