I dënuar me 29 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 49-vjeçari dhe personi që e strehonte

Aktualitet

I dënuar me 29 vite burg në Itali për pjesëmarrje në

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i dënuar në Itali me 29 vite burg për trafik të lëndëve narkotike dhe organizatë kriminale.

Në pranga është vënë shtetasi Armando Pjetri, i cili ishte në kërkim, por strehohej në Kuçovë nga një bashkëpunëtor i tij 53 vjeç, edhe ai u vu në pranga.


53 vjeçari banues në Kuçovë akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeta”.


Operacioni, nga DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së.

I dënuar në Napoli, me 29 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet 49-vjeçari.

Arrestohet në flagrancë 53-vjeçari që strehonte në Kuçovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në këtë banesë u gjet një sasi Cannabisi.

Si rezultat i një pune operacionale të mirorganizuar, të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me DFPO-në, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, u finalizua operacioni “Rrjeta”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion