Nën akuzë për blerje votash/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Aktualitet

Nën akuzë për blerje votash/ SPAK mbyll hetimet, çon

 Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës Kristjan Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.

Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Shkrelit gjithashtu iu komunikua edhe akuza “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Po ashtu kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. Më 3 tetor Shkrelit iu komunikua akuza e korrupsionit në zgjedhje dhe bashkë me Shkrelin edhe tre persona të tjerë janë të dyshuar.

Ndërkohë në Maj, atij iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Gjithashtu SPAK në kuadër të hetimit ka sekuestruar edhe celularët e mbështetësve të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion