Stoku i dosjeve/ Staka: Duhet të rritet numri i prokurorëve! Bogdani: I kemi kërkuar BE-së një studim

Aktualitet

Stoku i dosjeve/ Staka: Duhet të rritet numri i prokurorëve! Bogdani:

Teksa iu përgjigj pyetjes për dosjet stok, anëtari i KLP-së Vatë Staka gjatë raportimi në Kuvend, ka deklaruar se duhet të shtohet numri i prokurorëve. Sipas tij, ka disa prokurorë që nuk e ushtrojnë dot detyrën e prokurorit për shkak të Reformës në Drejtësi.

“Lidhur me numrin e prokurorëve. Pavarësisht se është Prokurori i Përgjithshëm që i drejtohet Kuvendit, KLP ka një bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, është kompetencë e Kuvendit. Në reformën e re, 22 prokurorë, nuk e ushtrojnë ndjekjen detyrën për ndjekjen penale se janë në pozicione të tjera. 60 janë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Tre jemi këtu, dhe tre janë në zyrë, dhe 5 prokurorë janë këshilltarë në KLP, bëjnë 11. Ka disa prokurorë pranë ILD, prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë. Këta janë llogaritur si prokuror, por në fakt nuk e ushtrojnë detyrën në organet e drejtësisë. Një nga kërkesat tona është që duhet të rritet numri i prokurorëve nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ne nuk kemi gjë në dorë", tha Staka.

Ndërsa kryetarja e KLP-së  Mirela Bogdani tha se i kanë kërkuar në mënyrë informale BE-së një studim për numrin e prokurorëve.

“Kemi kërkuar dërguar në mënyrë informale, por edhe nga delegacioni i BE-së, që të bëjnë një përllogaritje, sa është numri i banorëve për numër popullsie. Kjo është diçka që nuk e bën vetë Këshilli, pasi mund ta bëjmë, por mund të çedojmë në cilësi. Kështu që po presim për një lloj ekspertize që ta adresojmë njëherë e mirë”, tha Bogdani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion