Spitali i Traumës në rikonstruksion/ Drejtuesit: Kujdesi mjekësor nuk ndalet

Teksa spitali Universitar i Traumës në Tiranë po kalon një proces modernizimi të rëndësishëm të infrastrukturës, drejtuesit e spitalit theksuan në një njoftim zyrtar se ndërhyrjet kirurgjikale kryhen sipas planifikimit, sallat operatore funksionojnë me dy turne, përfshirë edhe fundjavat, dhe sistemi shëndetësor është në kapacitet të plotë.
Ky reagim erdhi pas deklaratës së deputetes Erisa Xhixho, e cila tha se rikonstruksioni i godinës ka sjellë bllokim të shërbimeve shëndetësore dhe kërkoi interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala.
Ndërkohë spitali ka siguruar se procesi i modernizimit nuk ndikon në trajtimin e pacientëve ndërsa kujdesi mjekësor vijon.