SPAK firmos 36 urdhëra arresti, kush janë zyrtarët pjesë e bandës së Talo Celës
Një operacion i madh kundër krimit të organizuar i ndërmarrë nga SPAK vijon prej mbrëmjes së djeshme në disa qytete të Shqipërisë.
Ky është vijim i megaoperacionit të koduar "Plumbit të Artë' i nisur në maj 2022 ku u goditën një sërë grupesh të forta kriminale.
Në total janë kërkuar nga SPAK dhe firmosur nga GJKKO, 36 urdhërarreste, ndërsa deri tani janë zbardhur emrat e 23 personave si dhe janë zbardhur 3 vrasje, me 6 viktima që kanë tronditur Elbasanin vitet e fundit.
Mes emrave që janë firmosur urdhërarreste nga SPAK janë shefi i krimeve të Durrësit, Agustin Cinari, zv drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.
Masë sigurie 'arrest shtëpie' është firmosur për ish gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila është e shkarkuar nga vetingu si dhe dy policë.
Shumica prej personave të cilët u është firmosur urdhërarresti nuk ndodhen në Shqipëri ndërsa deri tani dihet që është ekzekutuar urdhërarresti për shefin e krimeve Cinari dhe zv/drejtorin e burgut Bradashesh.
Dëshmitë e të penduarve Nuredin Dumanit dhe Ejron Alibej dhe zbërthimi i bisedave të aplikacionit Sky- ECC kanë qenë provat kryesore me të cilat SPAK ka kërkuar në GJKKO firmosjen e urdhërarresteve.
Masë sigurie është firmosur edhe për Talo Çelen, një person i shpallur në kërkim dhe i akuzuar për një sërë krimesh, si dhe Hajdar Çopja, i njohur dhe si 'Dari i Elbasanit' një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan i cili sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani pranoi t'i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t'i jepte provën që mundet t'a vriste Erjon Alibej, rivali i tij. SPAK ende nuk ka dale me njoftim zyrtar
Operacioni vijon në Tiranë, Elbasan e Durrës ku ka pasur dhe kontrolle banesash.
Masat e sigurisë të firmosura nga SPAK që dimë deri tani
1- Talo Çela
2- Altin Kamami
3- Rexhino Doci
4- Arben Lamcja
5- Arsen Mema
6- Eljo Bitri
7- Leam Rragami
8- Elvis Daka alias Dragoviç
9- Dorjan Dyli
10- Matilda Hoxholli
11- Denada Todi
12- Flobenc Mecja
13- Armis Stafa
14- Maksim Koci
15- Erzen Çopja
16- Franc Çopja
17- Hajdar Bako alias Çopja
18- Mikael Qosja
19- Martin Musaj - zv drejtori i Burgut Bradashesh - I arrestuar - Mase sigurie 'Arrest me burg"
20- Guri Biba
21- Pajtime Fetahu - ish gjyqtare e Gjykates së Elbasanit - mase sigurie 'arrest shtepie'
22- Renato Masuku,
23- Leonardo Rragami
24-Agustin Cinari- shefi i Krimeve në Durrës - I arrestuar - Mase sigurie 'Arrest me burg"
3 vrasje me 6 viktima te zbardhura:
Masakra e Bradasheshit, me viktimë Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk Erdal Durunay në dhjetor të 2018
Vrasja e Klevis Kapllani në Rrogozhinë - Rogozhinë, 15 shtator 2020
Atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo Baho në Elbasan, ku mbeti i vdekur njëri prejt tyre dhe tjetri i plagosur - Elbasan, 1 korrik 2019