Sot shënohet Dita Botërore e Ujit, UKT: Çdo pikë ka vlerë dhe çdo veprim i yni sot mbron jetën e së nesërmes

Aktualitet

Sot shënohet Dita Botërore e Ujit, UKT: Çdo pikë ka

Më 22 mars shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor të vitit 1992.

Me shënimin e kësaj dite, OKB-ja ka për qëllim të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vende të botës.

Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar më 22 mars 1993, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit të pijshëm dhe me qëllim të apelimit te të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit të pijshëm.

Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit të pijshëm siç janë: uji për qytete, kualiteti i ujit, ujerat ndërkufitare, uji dhe kultura etj.

Dhe UKT ka reaguar për ditën e sotme, ku shkruan:

"Më shumë se thjesht ujë ... është jeta jonë!

Angazhimi ynë nuk ndalet te furnizimi, por fillon te kujdesi për ujin dhe përfundon te përdorimi me vetëdije nga secili prej nesh.

Çdo pikë që rrjedh sot është një premtim për të nesërmen.
Sepse çdo pikë ka vlerë.

Gëzuar Ditën Botërore të Ujit"/ORA

ME TE LEXUARAT