Skandali seksual i Safet Gjicit, ish- kreu i krimëve: Mund të gjendet kush e publikoi i pari regjistrimin

Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka folur edhe për videoskandalin seksual të Safet Gjicit, që sipas tij ‘lajmërimi me vrap i fillimit të një çështje kryesisht nga Prokuroria e Posaçme është një veprim që nuk shkon fare me atë prokurori për të cilën ajo është krijuar’.
I ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV Beçi sqaroi se kjo çështje në publik ka impakt në një arsye që nuk ka lidhje me SPAK.
Sipas tij kjo bëhet për të shpërqendrim vëmendje, pasi e rëndësishëm është të kuptohet se si abuzohet me detyrën në Shqipëri.
Pjesë nga biseda ne studio
Pyetje: Rasti i Safet Gjicit, çështje politike apo çështje korrupsioni
Beçi: Unë kam një këndvështrim tjetër, lajmërimi me vrap i fillimit të një çështje kryesisht nga Prokuroria e Posaçme është një veprim që nuk shkon fare me atë prokurori për të cilën ajo është krijuar. Lajmërimi për të filluar kryesisht një çështje, që është një çështje e thjeshtë, pavarësisht impaktit në publik, por nuk ka ndonjë hetim të çuditshëm. Nuk ka ndonjë veprimtari e cila SPAK me vrap duhet të njoftonte fillimin e çështjeve kryesisht. Me mburrje SPAK duhet të njoftonte fillimin e çështjeve kryesisht për aferat korruptive që bëhen në këtë vend, por jo për një ish kryetar bashkie që është kapur në flagrancë dhe për të cilin ka të bëjë vetëm mënyra si do cilësohet juridikisht vepra. Unë mendoj se nga pikëpamja e hetimit ishte një veprimtari rutinë që nuk duhet të ishte veprimtari për tu mburrur.
Sa i përket është politike apo penale, penalisht është shumë e thjeshtë dhe sa i takon impaktit në publik ka impakt në një arsye që nuk ka lidhje me SPAK, ka lidhje me faktin si zgjidhen punonjësit e shtetit shqiptar në lidhje me atë çka duhet të përfaqësojnë.
Në këtë rast nuk është e rëndësishme nëse një subjekt do akuzohet për korrupsion, për marrëdhënie seksuale për shkak të detyrës apo do të akuzohet për ushtrim ndikimi etj. E rëndësishme është të kuptojmë si funksion një zyrë shteti, ku brenda 13 minutave kryen të gjitha mënyrat e përdorimit të pushtetit për të realizuar qëllime qoftë edhe personale.
Pyetje: Çfarë provash merr prokurori?
Beçi: Sekuestron videon, duke u këqyrur se ku është hedhur në fillim.
Pyetje: Gjendet kush e ka gjeneruar i pari në Ëhatsapp?
Beçi: Do pak punë IT, por edhe mund të gjendet. Në rast se do gjenden pajisjet, për vetë faktin e gjetjes së videos origjinalë…
Pyetje: Çfarë interesi ka për hetimin publikimi i videos intime?
Beçi: Në rast se ka pretendime për kryerjen e veprave të shantazhit ajo ka një interes të shtuar për hetimin. Ky është një rast interesant në kuptimin e interesit publik. Në një moment në pjesën e parë që zyrtari i lartë është autor dhe vajza viktimë. Në pjesën e dytë mund të jetë zyrtari i lartë viktime dhe ata që janë prapa vajzës autorë. Gjetja e pajisjes që ka bërë regjistrimin dhe e pajisjeve elektronike që mund të ketë ajo vajzë mund të hedhin dritë në pjesën e dytë të hetimit. Por këto janë shpërqendrim vëmendje. E rëndësishëm është të kuptojmë se si abuzohet me detyrën në Shqipëri. Ky është thelbi i gjithçkaje që ajo çështje përmban.


