“Si ka mundësi që nuk pyeti?”/Rama fton në podcast Manastirliun: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë në Tiranë

Aktualitet

“Si ka mundësi që nuk pyeti?”/Rama fton në podcast

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment nga podcast-i i tij “Flasim”, i cili sipas tij rikthehet ditën e nesërme.

Në promon e publikuar, Rama ka ndarë disa momente me Ogerta Manastirliun, ish-ministren e cila tashmë është kandidatja e PS për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Gjatë dialogut me Manastirliun, Rama i drejtohet duke i thënë “ti do të jesh kreytarja e re e bashkisë së Tiranës”.

Nga ana tjetër, Manastirliu shfaqet duke treguar disa detaje për jetën e saj, ndërsa në fund lë të kuptohet se një person pranë saj e ka pyetur në lidhje me mënryën e shpalljes së kandidaturës së saj nga Rama.

“Si ka mundësi që nuk të pyeti”, thotë ajo, duke lënë të kuptohet se i referohet momentit në Asamblenë Kombëtare të PS, ku Rama tha se pas nisjes së procedurave të shkarkimt të kryebashkiakut në detyrë, Manastirliu do të jetë kandidatja e socialistëve për kryeqytetin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion