Trump do dërgojë dhëndrin në Lindjen e Mesme për marrëveshjen e lirimit të pengjeve në Gaza

Bota

Trump do dërgojë dhëndrin në Lindjen e Mesme për

Presidenti i SHBA Donald Trump do të dërgojë të dërguarin e tij Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner në Egjipt këtë fundjavë për të ndihmuar në përfundimin e marrëveshjes për lirimin e pengjeve në Gaza, informuan zyrtarët amerikanë dhe arabë.

Kjo lëvizje e Trump pasi Hamasi dhe Izraeli mbështetën propozimin e tij me 20 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

I dërguari, Steve Witkoff , dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, do të shkojnë në Egjipt, tha për AFP një zyrtar presidencial amerikan në kushte anonimiteti.

Më herët, presidenti amerikan i bëri thirrje Izraelit që “të ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës” në mënyrë që procesi i lirimit të pengjeve të mund të vazhdojë, pasi organizata islamiste palestineze tha se e kishte pranuar planin e Uashingtonit.

 

ME TE LEXUARAT