Shtyhet mbërritja e anijes USS Mount Whitney, ambasada e SHBA njofton anulimin e koncertit në Tiranë

Aktualitet

Shtyhet mbërritja e anijes USS Mount Whitney, ambasada e SHBA njofton

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se mbërritja e anijes komanduese të marinës amerikane, USS Mount Whitney, në Shqipëri është shtyrë për shkak të një procesi mirëmbajtjeje të paparashikuar.

Si pasojë e këtij ndryshimi në axhendë, koncerti i planifikuar për sot në Tiranë është anuluar.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës theksohet: “Për shkak të një procesi mirëmbajtjeje të paparashikuar, mbërritja e USS Mount Whitney në Shqipëri ka ndryshuar, dhe koncerti në Tiranë, i planifikuar fillimisht për sot, është anuluar. Ju falënderojmë për mirëkuptimin.”

“Ne vazhdojmë të presim me kënaqësi mbërritjen e USS Mount Whitney në Porto Romano dhe të theksojmë partneritetin e ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë,” përfundon deklarata.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion