Marshon revolta e qytetarëve/ ‘Jehojnë’ thirrjet në Tiranë: Arrestoni Belindën, Rama dorëhiqu
Lajmifundit
/
8 Qershor 2026, 21:40
Aktualitet

Ndërsa kanë marshuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës, protestuesit kanë vijuar me thirrjet “Arresto Belindën”.
Ish-zv-kryeministrja Belinda Balluku akuzohet për korrupsion. Ndërkohë protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Më thirrjet e tyre “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me Ne”, “Çohuni nga kafja”, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në kryeqytet.
Protestuesit që në nisje të tubimit, kanë vijuar me thirrjet “Edi Rama dorëhiqu”. Qytetarët, kanë akuzuar qeverinë për korrupsion, për keqqeverisje.


