Shqiptari kapet brenda fermës së kanabisit me vlerë 1 milion paund: Ndihmoja prindërit e sëmurë

Aktualitet

Shqiptari kapet brenda fermës së kanabisit me vlerë 1 milion

Një 48-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Jetnor Cuka është arrestuar duke u kujdesur për një fermë kanabisi në një ndërtesë të vjetër në Lumb Lane, Brisbane.

Cuka kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe do të kujdesej për 1310 bimë kanabisi, që nëse do të hidhej në treg do të shkonte në 1 milion paund.

Kur u kap nga policia, Cuka tha se jetonte në fermë prej dy muajsh, por nuk kishte marrë para.

Ai shtoi se u emigroi drejt Greqisë për të ndihmuar prindërit e moshuar, ndërsa në dhjetor u shpërngul në Britaninë e Madhe.

Pasi hyri në Britani, banda që e ndihmoi i tha se ka borxh 22 mijë paund dhe duhet të punonte për të shlyer paratë, citon top channel. Sipas Cukës, u lehtësua kur u arrestua pasi mori fund “skllavëria”, shkruajnë mediat britanike.

Gjykatësi Davey tha se Cuka ishte mashtruar nga trafikantët, ndaj vendosi që Cukën ta dënojë me 16 muaj burg./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion