Shpëtoi çiftin e moshuar nga zjarri, flet i riu: U futa vetë mes flakëve, zjarrfikësit talleshin me mua

Aktualitet

Shpëtoi çiftin e moshuar nga zjarri, flet i riu: U futa vetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier.

42-vjeçari Altjon Sulejmani, tashmë i arrestuar, akuzohet se i ka vënë flakën banesës së prindërve të moshuar në lagjen “15 Tetori”.

Policia thotë se nga hetimet paraprake, rezulton se 42-vjeçari i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, më pas i ka mbyllur dyert në mënyrë që të mos dilnin dhe është larguar.

Romeo Mersini, një i ri që ka ndërhyrë për t’i shpëtuar të moshuarit nga flakët, tregon se ata i kanë thënë që djali ka spërkatur bombulën e gazit me benzinë.

“U ktheva nga puna, më thotë xhaxhi “o Romeo, ndihmë”. U futa midis zjarrit. Shkova i ndihmova unë, e di gjithë lagjia. Unë shkova i nxora.

U futa mes zjarrit, nuk mund të hynte shteti se kishte shumë zjarr. Unë e fika me kova uji, më ndihmuan dhe komshinjtë. Nxora një herë babanë te ballkoni, poastaj e nxora zonjën megjithë shtetin. Debatova me zjarrfikësen. I thosha “hyni brenda”, talleshin me mua".

Çifti i të moshuare ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se zjarri u vu nga djali i tyre 42-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe tashmë është i arrestuar

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion