Kryenin vjedhje tek Liqeni, arrestohen dy policë në Tiranë

Aktualitet

Kryenin vjedhje tek Liqeni, arrestohen dy policë në Tiranë

Dy efektiva te policise jane arrestuar per vjedhje ne zonen e Liqenit Artificial.

Njeri prej tyre eshte polic rendi ndersa tjetri polic bashkiak.

Muajt e fundit në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, ishin rritur rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlere në zonën e Liqenit Artificial, denoncuar nga qytetarë që dilnin për shëtitje.

Nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin 2 policë. Te dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm u vunë në pranga.

Si autor i këtyre ngjarjeve u arrestua polici Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç.

Për rastin është njoftuar dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore e cila po kryen veprimet, citon top channel.

ME TE LEXUARAT