Shpërthim me eksploziv në një automjet në Krujë, makina është në pronësi të…

Një lëndë plasëse është vendosur në automjetin e shtetasit me iniciale E.K., 25-vjeç. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në pjesën e parë të makinës tip "Opel Corsa", por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
"Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton policia.


