Shpërthen në flakë në ecje makina në Fier, reagon policia
Lajmifundit
/
10 Nëntor 2024, 18:06
Aktualitet
Nje automjet shpertheu ne flake ne Fier diten e sotme.
Lajmi eshte bere i ditur nga policia.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Fier-Spitali Memorial", në afërsi të hekurudhës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin L. K., 28 vjeç.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.