Netanjahu: Kam folur tri herë me Trump për kërcënimet nga Irani

Bota

Netanjahu: Kam folur tri herë me Trump për kërcënimet nga

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka biseduar me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tri herë gjatë ditëve të fundit për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për “kërcënimin iranian” ndaj sigurisë së Izraelit, tha zyra e Netanyahut të dielën.

“Në ditët e fundit, kam biseduar tri herë me presidentin e zgjedhur Donald Trump...për thellimin e aleancës së fuqishme mes Izraelit dhe SHBA-së”, tha Netanyahu, sipas zyrës së tij.

“Ne pajtohemi për kërcënimin iranian në çdo aspekt”, shtoi ai, sipas njoftimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Uashingtoni është aleati kryesor i Izraelit dhe mbështetësi më i madh ushtarak.

Zgjedhjet në SHBA u mbajtën në një kohë kritike për Lindjen e Mesme, ku Izraeli është duke kryer luftë në Gazë dhe në Liban.

Analistët besojnë se Netanyahu kishte shpresuar në kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke ditur miqësinë e kamotshme personale mes tyre, si dhe duke e parë qëndrimin e ish-presidentit karshi armikut të përbetuar të Izraelit, Iranit.

Gjatë mandatit të parë, Trumpi e zhvendosi Ambasadën amerikane në Jerusalem, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e okupuara të Golanit, si dhe i ndihmoi Izraelit t’i normalizojë marrëdhëniet me disa shtete arabe bazuar në të ashtuquajturat Akordet e Abrahamit/rel

ME TE LEXUARAT