"Pajtohet gjaku", kryetari i Komunës fal autorët e sulmit ndaj tij në Kosovë
Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, i ka falur personat që e sulmuan muajin e kaluar.
Mbi këtë vendim u panë ndërmjetësues edhe deputeti Xhavit Haliti, transmeton klankosova.tv.
“Me kërkesën e familjareve te sulmuesve dhe me ndërmjetësimin e miqve z. Xhavit Haliti dhe z.Vehbi Shala, sot pas një takimi të kërkuar nga familjaret e sulmuesve, kryetari i Pejës, z. Gazmend Muhaxheri ka vendosur që t’i fal sulmuesit për sulmin ndaj tij”, shkruan në njoftimin e avokatit të Muhaxherit, Dukagjin Kerveshi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mbrojtësi ligjor i kryetarit, ka kërkuar që drejtësia ta kryej punën e saj, ndërsa theksoi se Muhaxheri nuk do t’i ndjek penalisht sulmuesit, raporton Klankosova.tv.
“Drejtësia të bëjë punën e saj, por kryetari Gazmend Muhaxheri nuk do ti ndjek të njëjtit penalisht në procedure penale, dhe se heq dorë nga kërkesat eventuale pasurore ndaj tyre në procedurë gjyqësore”, shkruan në postim.