Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Leskovik, lëndohet 67-vjeçari
Lajmifundit
/
5 Gusht 2025, 13:56
Aktualitet

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në Leskovik, Kolonjë, ku dyshohet se një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç. Si pasojë e shpërthimit, vetë i zoti i shtëpisë ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore.
Burime zyrtare konfirmojnë se 67-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në shpërthimin e bombolës së gazit që përdorej për gatim.


