Shpërthen bombola e gazit brenda banesës në Shijak
Lajmifundit
/
25 Janar 2024, 07:41
Aktualitet

Nje bmbol gazi ka shpërthyer në nje banesë në Shijak.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore”. Fatmirësish nga shpërthimi i bombolës së gazit nuk ka pasur të lënduar.
NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.


