Shpërndante drogë në lagjet e qytetit, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Shpërndante drogë në lagjet e qytetit, arrestohet

Policia vendore njoftoi sot (21 tetor) se ka prangosur të riun me inicialet E. H. Kapja e e tij u bë në lagjen nr. 13, Plazh.


“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. H., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit”, tha policia vendore.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike, të cilën do ta shiste në doza, në lagje të ndryshme të qytetit.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT