“Shokohet” turisti gjerman, bankomati i Fibank i merr 75 euro komision për tërheqjen 400 euro

Aktualitet

“Shokohet” turisti gjerman, bankomati i Fibank i merr 75 euro

Një incident që ngre shqetësime serioze për abuzimet me tarifat bankare në zonat turistike ka ndodhur së fundmi në Ksamil, ku një turist gjerman është përballur me një komision të paprecedentë prej 75.80 euro gjatë një tërheqjeje prej 400 euro në një bankomat të Fibank.

Në llogarinë e tij, transaksioni rezultoi si një zbritje prej 475.80 euro, me një komision që i kalon 19% të shumës së tërhequr. Turisti e ka cilësuar eksperiencën si “shokuese”, duke theksuar se nuk është paralajmëruar për këtë tarifë dhe se as në vendet më të shtrenjta të Europës nuk kishte përjetuar një abuzim të tillë.

Rasti ka hapur debat mbi mungesën e transparencës, kontrollit dhe abuzimet sistematike që disa banka aplikojnë ndaj të huajve, sidomos në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik. Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Fibank apo autoritetet shqiptare.

ME TE LEXUARAT