Krujë/ Me kallashnikov në dorë kanoste familjarët e tij, arrestohet 41-vjeçari

Aktualitet

Krujë/ Me kallashnikov në dorë kanoste familjarët e tij,

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia e Krujës, pas ndërhyrjes së menjëhershme në një familje në fshatin Qerekë, ku një 41-vjeçar kërcënonte për jetën familjarët e tij me armë zjarri.

Shtetasi E. V., 41 vjeç, është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se po i kanoste familjarët e tij me një armë zjarri kallashnikov. Policia ka reaguar me shpejtësi, duke bashkëpunuar me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dhe ka ndërhyrë menjëherë në banesën ku ndodhej i dyshuari.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u sekuestrua kallashnikovi i përdorur për kërcënimet dhe dy armë gjahu. Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të uniformave blu, u shmang një tragjedi familjare.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.

ME TE LEXUARAT