Aksidenti i rëndë në Levan/ Dyshohet se një nga shoferët pësoi gjendje të fikti para përplasjes

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ndodhi paraditen e kësaj të mërkure në rrethrrotullimin e Levanit, ku humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar gjendje të fikëti në timon, duke humbur kontrollin mbi automjetin dhe duke shkaktuar përplasjen fatale.
Viktima është identifikuar si Luftar Braçja, shtetas shqiptar me pasaportë italiane. Ndërkohë, katër personat e tjerë të përfshirë në aksident ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të rënda në të dy automjetet e përfshira në përplasje.


