Shkuan për ekspeditë mësimore, dy nxënëse nga Tirana helmohen në Pogradec, dyshimet e para

Dy të mitura nga Tirana janë helmuar gjatë një ekspedite mësimore në Pogradec.
Dyshohet se nxënëset e mitura mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht. Aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


