Shkrumbohet nga zjarri banesa në Shkodër, humb jetën 52-vjeçari, shpëton bashkëshortja e tij

Aktualitet

Shkrumbohet nga zjarri banesa në Shkodër, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një shtëpi është shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10 në lagjen “Zogaj”, ku dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesë. Pronari i shtëpisë J.Ç 52 vjeç nuk ka arritur të dilte në kohë nga banesa, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Bashkëshortja e tij arriti të dilte nga banesa duke shpëtuar pa asnjë dëmtim nga zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion