Shkrumbohet nga flakët jahti në Shëngjin, drejtuesi hidhet në det për të shpëtuar

Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët jahti në Shëngjin, drejtuesi hidhet

Një mjet lundrues skaf është përfshirë nga flakët në afërsi të portit të Shëngjinit.


Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë, ku drejtuesi i skafit fatmirësisht ka arritur të shpëtojë.

Mësohet se skafi “Peshkaqeni i zi ” i përkiste Flor Gegës, një të riu nga Mamurrasi.


Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit lundrues, që mund të jetë shkaktuar dhe nga temperaturat e larta.

ME TE LEXUARAT