Shkrumbohen dy banesa në Gjirokastër, ndërpritet dhe energjia elektrike!

Aktualitet

Shkrumbohen dy banesa në Gjirokastër, ndërpritet dhe energjia

Dy banesa janë shkrumbuar nga zjarri mesditën e së premtes në Gjirokastër. Brenda një harku të shkurtër kohor, dy banesat në lagjen "Granicë" dhe lagjen "18 Shtatori" u përfshinë nga flakët, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu përhapjen e tyre.

Sipas Drejtorisë së MZSH Gjirokastër, njoftimi është marrë rreth orës 15:30 dhe menjëherë drejt vendngjarjeve janë nisur 9 efektivë me dy automjete zjarrfikëse, një automjet mbështetës dhe mjeti special Iveko Bot. Në lagjen "Granicë", zjarri kishte përfshirë një ambient të jashtëm të një banese, i përdorur për ruajtjen e pajisjeve të vjetra shtëpiake. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët u shuan pa shkaktuar dëme.

Më serioze ishte situata në lagjen "18 Shtatori", ku zjarri përfshiu katin e dytë të një pallati, i shkaktuar nga një defekt në kondicioner. Flakët dhe tymi u përhapën drejt katit të tretë, por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të tij, duke parandaluar rrezikun për banesat e tjera, sipas A2cnn.

Si masë sigurie, furnizimi me energji elektrike në lagjen "18 Shtatori" u ndërpre përkohësisht. Hetimet për shkaqet e plota të zjarreve vijojnë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion