“Shkoja shpesh”, flet nipi i 82-vjeçarit që vrau gruan: Gjyshja e kishte denoncuar për dhunë

Aktualitet

“Shkoja shpesh”, flet nipi i 82-vjeçarit që vrau gruan:

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fundjavë në Përmet, ku 82-vjeçari Leonidha Peçi vrau me sende të forta (shkop druri) gruan e tij 80-vjeçare Afrovitin.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 kanë ardhur sot disa dëshmi për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, për më tepër në Përmet, një nga zonat në vend me kriminalitetin më të ulët.

Nipi i çiftit Peçi, djali i vajzës që kishte ndërruar jetë pak vite më parë ka treguar për gazetaren Anila Ahmataj se shkonte shpesh te gjyshërit, por nuk kishin probleme. Ai tha se tezet e tij i kishin kërkuar të dyve të shkonin në Greqi të jetonin me to, por nuk kishin pranuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai pohoi se disa vite më parë gjyshja e kishte denoncuar gjyshin për dhunë.

“Ka pasur denoncim nga e ndjera para disa vitesh. Kanë humbur dy fëmijët. Nuk e di nëse kanë pasur probleme të shëndetit mendor. E kemi kuptuar që gjyshi nuk ishte mirë, i bëmë të tëra. Nuk pinte. Daja ka shumë vite që ka ndërruar jetë, ndërsa nëna ime 4 vjet.
Unë vija shumë shpesh, i pyesja si jeni, më thoshin mirë. Nuk më tregonin.
Marrëdhënia e nënës sime me gjyshërit ishte shumë e afërt. Nga ana ekonomike ishin mirë, nuk kishin probleme.
Tezet e mia iu kishin kërkuar që të shkonin në Greqi për të jetuar me to dhe pranë tyre, por nuk kishin pranuar. Ne nuk e prisnim këtë që ndodhi”, tha nipi i të moshuarve.

 

ME TE LEXUARAT